Familja publikon lajmërimin, nesër i jepet lamtumira e fundit vëllait të Gjestit

Një aksident i rëndë tragjik ndodhi sot rreth orës 14:05 në fshatin Treboviq-Pejё. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën Eldion Kelmendi, vëllau i reperit Gjesti. Familjarët kanë njoftuar varrimi i të ndjerit do të më 27.09.2025, në varrezat e fshatit Pavlan në orën: 17:00.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka treguar se shkaktari i aksidentit të sotëm tragjik në Pejë ka qenë humbja e kontrollit nga drejtuesi i motoçikletës pas tejkalimit të shpejtësisë në një kthesë. Vdekja e njërit prej të aksidentuarve, që është vëllai i Gjestit, është konfirmuar në vendin e ngjarjes, ndërsa personi i dytë që ishte në motomjet me të është duke marrë trajtim në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës. Sipas mjekëve gjendja e tij është e rëndë. Është raportuar që është një person i ndaluar për aksidentin, por sipas policisë një gjë e tillë nuk është e vërtetë deri në këto momente, pasi duhet të pritet për identifikimin e shkaktarëve të aksidentit.
Aksidenti i rëndë ndodhi në fshatin Qungur në komunën e Pejës pasditen e sotme, ku si pasojë ka humbur jetën Eldion Kelmendi, vëllai i reperit të njohur nga Peja, Gjesti dhe nje tjeter mbeti i plagosur.
Mësohet se i riu ka ndërruar jetë në vendngjarje. Aksidenti ndodhi rreth orës 14:00, kur një veturë është përplasur me një motor. Po ashtu, është raportuar se një tjetër banor i fshatit me iniciale K.B është lënduar rëndë dhe aktualisht ndodhet në trajtim në spitalin e Pejës. Banorët e zonës prej të cilëve u mësuan detajet kanë shprehur ngushëllimet e tyre dhe kanë kërkuar që të zbardhen sa më parë rrethanat e aksidentit.
Hetimet janë në vazhdim. Po ashtu ende nuk kemi një reagim nga reperi Gjesti, i cili ka qenë fituesi i edicionit të shkuar të Big Brother VIP Albania, aty ku tregoi edhe lidhjen e veçantë që kishte me vëllain e tij.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


