Flet analisti: Marrëveshja Kosovë-Serbi mund të nënshkruhet në shtet tjetër

18 Mars 2023, 18:42 / KOSOVA ALFA PRESS

Flet analisti: Marrëveshja Kosovë-Serbi mund të nënshkruhet

Analisti Ibrahim Mehmeti thotë se takimi në Ohër mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të ketë rezultat.

Në një intervistë për emisionin “Balkan Updates” në ABC News me gazetaren Linda Karadaku, e  cila po ndjek takimet në Ohër, Mehmeti u shpreh se në nënshkrimi i marrëveshjes mund të bëhet në ndonjë shtet më të fuqishëm dhe që ka domethënie më të madhe për Bashkimin Evropian.

Sipas Mehmetit, një marrëveshje Kosovë-Serbi, ka ndikim përtej rajonit të Ballkanit.

“Padyshim që Ohri ka një simbolikë shumë të rëndësishme për Maqedoninë e Veriut. Dëshiroj dhe shpresoj që Ohri të ketë një rol të ngjashëm ashtu sikurse në vitin 2001, ku shënoi një fillim të ri në marrëdhëniet ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve. Uroj që kjo të jetë edhe për marrëdhëniet e ardhshme midis Kosovës dhe Serbisë, besoj që mund të ketë një ndikim përtej rajonit. Mbetet të shihet mëse Ohri do të jetë etapa e fundit e rindërtimit të normalitetit të dy shteteve dhe popujve.

Nëse i shohim deklaratat që erdhën edhe nga Serbia apo nga vende të tjera, nuk duhej të prisnim ndonjë çudi të madhe në Ohër, por vetë fakti që BE është e interesuar, mendoj se kjo do të ketë rezultat, se çfarë rezultati do të ketë, mbetet të shihet. Për një rezultat aq të rëndësishëm, siç do të ishte nënshkrimi i marrëveshjes, ndoshta do të ketë ndonjë vend më të rëndësishëm që do të kishte një domethënie më të madhe për BE”, theksoi ai.

Po ndodh...

ide