Foto/ Sulmohet gazetari Syla, e rrahin tre persona në një lokal

Fotot e mëposhtme të shpërndara nga gazeta Express tregojnë momentin kur është sulmuar gazetari Valon Syla teksa ndodhet në një lokal. Pas tij futen tre persona dhe nisin ta sulmojnë atë. Më pas, ata largohen qetësisht që aty. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në Bregun e Diellit në Prishtinë.
Aktualisht gazetari është në gjendje të mirë shëndetësore.
Syla u sulmua dy netë më parë, pas emisionit Pressing, ku është analist i përhershëm. Ai mori lëndime në kokë, për të cilat u trajtua në QKUK.
Sulmin ndaj Sylës e kanë dënuar autoritetet në Kosovë, duke nisur nga Asosacioni i Gazetarëve, të cilët kanë kërkuar arrestimin e autorëve. Pas tyre ka reaguar edhe Kryeministri Albin Kurti, gjatë mbledhjes së qeverisë, i cili ka thënë se sulmi është i patolerueshëm. Ndërkaq Ministri i Punëve të Jashtme njoftoi se tre autorët janë vënë në pranga.




-
8 vrasësit famëkeq që tronditën botën
13 Prill, 12:10 -
-
Lufta/ Kievi i kërkon SHBA-së raketa dhe avionë
13 Prill, 07:52
Po ndodh...
ide
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


