FOTO/ Shpërthen vullkani më i madh në botë

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) ka lëshuar një alarm për shpërthimin e vullkanit më të madh aktiv në botë, Mauna Loa në Hawaii. Në dy orët e fundit para shpërthimit, u regjistruan dhjetëra tërmete që varionin nga 2.5 në 4.2 ballë të shkallës Rihter.
Shpërthimi filloi rreth orës 11:30 të së dielës mbrëma ndërkohë që USGS ka paralajmëruar se erërat mund të bartin gazra vullkanikë.
“Aktualisht, rrjedha e llavës është kufizuar dhe nuk përbën një kërcënim për komunitetet në shpatet e vullkanit”, thuhet në njoftim.
USGS paralajmëroi gjithashtu se bazuar në përvojën e kaluar, fazat e hershme të një shpërthimi në Mauna Loa mund të jenë “shumë dinamike” dhe vendndodhja dhe rrjedha e lavës mund të ndryshojnë me shpejtësi.
Observatori i vullkanit të Hawait do të kryejë vëzhgim nga ajri për të vlerësuar karakteristikat e shpërthimit dhe rreziqet e mundshme.
Në Hawaii ka gjithsej pesë vullkane. Mauna Loa është pothuajse 4000 metra e lartë dhe tashmë në shtator kishte filluar të ishte mjaft aktive duke treguar se ishte gati të shpërthente.
Shpërthimi i fundit i Mauna Loa ndodhi 38 vite më parë, midis 25 marsit dhe 15 prillit 1984.
Në atë kohë, kishte pasur aktivitet intensiv sizmik. Nuk ka pasur viktima, por ka pasur probleme pasi llava ka bllokuar rrugët dhe ka shkaktuar probleme me rrjetin elektrik.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

