Fundoset varka në Kanalin Anglez, dyshohet për emigrantë të vdekur

Një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar pasi një gomone me emigrantë është përmbytur në Kanalin anglez pranë Kentit, ka thënë Agjencia Detare dhe Rojet Bregdetare.
Dyshohet se rreth 30 persona kanë rënë në ujërat e akullta në brigjet e Kentit.
Varkat e shpëtimit, ekipet e shpëtimit të rojes bregdetare dhe një ambulancë ajrore janë dërguar për të ndihmuar me kërkimin. Një varkë peshkimi është gjithashtu në zonë duke ndihmuar me shpëtimin, shtoi agjencia.
Helikopterët e Rojës Bregdetare HM nga Lydd dhe Lee on Solent dhe një nga Marina Franceze janë gjithashtu të përfshirë.
Thirrja emergjente për shpetim erdhi pak pas orës 03:00 të mëngjesit të sotëm.
Gazetari i BBC Simon Jones e përshkroi atë si një incident të madh që përfshin një varkë emigrantësh në ujërat e Mbretërisë së Bashkuar. Mediat britanike shkruajnë se bilanci i personave që kanë humbur jetën mund të jetë i madh.
-
-
Kreu 8 grabitje brenda dy orësh, kapet 23-vjeçari në Greqi
14 Dhjetor, 08:54 -
Qindra rrugë të bllokuara/ Moti i keq në SHBA, anulohen 9000 fluturime
14 Dhjetor, 08:47
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



