G20- VIDEO/ Presidentin kinez filmohet duke kritikuar kryeministrin kanadez, por pse?

Në një video e cila po qarkullon në medie sociale shihet Xi Jinping, presidenti kinez duke kritikuar kryeministrin kanadez Justin Trudeau.
Sipas medies britanike Dailymail, Xi Jinping i ka shprehur pakënaqësinë Trudeau për rrjedhjen e asaj që ata thanë në takimin e tyre privat, në media sociale.
Kryeministri kanadez pati një takim të shkurtër jozyrtar me Xi Jinping të martën, sipas zyrës së Trudeau.
Gjatë atij takimi, kanadezi shprehu shqetësimin për "ndërhyrjen e supozuar" të Kinës në zgjedhjet kanadeze.
Pekini nuk lëshoi një përditësim mbi takimin dhe nuk e përmendi atë në mediat shtetërore.
Të nesërmen, presidenti kinez, duke u përballur me Trudeau , e kritikoi personalisht, dhe dialogun e tyre është regjistruar nga televizioni kanadez.
“Gjithçka që diskutuam dje doli në gazeta. Kjo është e papërshtatshme dhe kjo nuk është mënyra se si ne ramë dakord të zhvillojmë diskutimin tonë ”, tha Xi Jinping.
Ai gjithashtu vuri në dukje se dialogu duhet të jetë i sinqertë ''përndryshe, do të jetë e vështirë të thuhet se si mund të përfundojë e gjithë kjo," vazhdoi lideri kinez.
Nga ana e tij, Trudeau, pasi dëgjoi Xi, u përgjigj se “në Kanada besojnë në dialogun e hapur dhe të ndershëm. Ne do të vazhdojmë të punojmë në mënyrë konstruktive së bashku, por do të ketë gjëra për të cilat nuk do të pajtohemi”.
"Le të krijojmë kushtet e duhura së pari, " tha Xi Jinping, i cili më pas i shtrëngoi dorën Trudeau dhe u largua.
The Cdn Pool cam captured a tough talk between Chinese President Xi & PM Trudeau at the G20 today. In it, Xi express his displeasure that everything discussed yesterday “has been leaked to the paper(s), that’s not appropriate… & that’s not the way the conversation was conducted” pic.twitter.com/Hres3vwf4Q
— Annie Bergeron-Oliver (@AnnieClaireBO) November 16, 2022
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


