Gazetarja e BBC: Qytetarët ukrainas nuk janë gati të bëjnë kompromis për territorin

29 Mars 2022, 07:33 / KOSOVA ALFA PRESS

Gazetarja e BBC: Qytetarët ukrainas nuk janë gati të

Nuk do të ketë përparim të vërtetë në tryezën e bisedimeve derisa Presidenti Putin të bëjë më shumë përparim me territorin, shkruan korrespondentja e BBC nga Kievi, Lyse Doucet.

Me fjalë të tjera, derisa të arrijë atë që ministria e mbrojtjes thotë se është prioriteti i tij kryesor: Donbasi – çlirimi i Ukrainës lindore, siç thotë ministria, dhe një korridor tokësor që lidh atë zonë me gadishullin e Krimesë.

Kur bëhet fjalë për neutralitetin, ne kemi dëgjuar prej disa kohësh nga ndërmjetësit turq dhe izraelitë se ata besojnë se Putin dhe Presidenti Zelensky janë më realistë tani.

Çështja më e madhe është çështja e territorit. Zelensky ka thënë se forcat ruse duhet të tërhiqen në pozicionet ku ishin përpara se të fillonte pushtimi më 24 shkurt. Pastaj ai tha se mund të diskutohet një kompromis.

Por, tani për tani, nuk duket se Putini është gati të bëjë një kompromis. Dhe, sinqerisht, të gjithë me të cilët flas këtu - me këtë luftë dhe me këto sirena - nuk janë gati të bëjnë kompromis për territorin, bën me dije Doucet.

 

Po ndodh...