Gjermania zgjat mandatin e ushtarëve të saj në Kosovë
29 Maj 2024, 21:27 / KOSOVA

Gjermania vendosi të zgjasë edhe për një vit mandatin e ushtarëve të saj, të cilët marrin pjesë në Misionin Paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), transmeton Anadolu.
Këshilli i Ministrave ndërkohë ka vendosur të zgjasë edhe një vit mandatin e ushtarëve gjermanë në KFOR, ka kufizuar numrin e personelit në 400.
Numri i ushtarëve gjermanë që ndodhen me mision në Kosovë është 290. Vendimi i Këshillit të Ministrave duhet të miratohet nga Parlamenti Federal.
Ushtria gjermane ndodhet në Kosovë që nga 12 qershori i vitit 1999. Në Kosovë ndodhen gjithsej 4.800 ushtarë nga 28 vende.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


