Habit presidenti Putin: Rusia gëzon “respekt të madh” për popullin ukrainas

5 Tetor 2022, 16:23 / KOSOVA ALFA PRESS

Habit presidenti Putin: Rusia gëzon “respekt të madh”

Rusia gëzon një “respekt të madh” për popullin ukrainas, pavarësisht situatës aktuale kështu është shprehur Presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një takimi televiziv me mësuesit.

Duke iu referuar katër rajoneve që aneksoi të premten, Putin tha se priste që situata të stabilizohej por nga ana tjetër këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podoliak tha se çdo “objekt rus” në territoret e pushtuara ukrainase janë objektiva legjitime ushtarake dhe kundërsulmi i Ukrainës është pjesë e një lufte mbrojtëse.

Çdo objekt rus në territorin e pushtuar janë objektiva legjitime ushtarake për sulm nga Forcat e Armatosura të Ukrainës,” shkroi Podoliak në Twitter.

Çdo kundërsulm bie nën konceptin e luftës mbrojtëse. Kjo është një aksiomë absolute si për udhëheqjen e Ukrainës ashtu edhe për aleatët tanë”, shtoi ai në rrjetet sociale.

 

Po ndodh...

ide