Holanda miraton rezolutën për vendosjen e vizave ndaj Serbisë

Holanda do qasje më të rreptë ndaj Serbisë, që nuk po vendos sanskione ndaj Rusisë. Deputetët e saj kanë miratuar rezolutën për propozimin që Serbisë t’i vendosen vizat. Holandezët kanë edhe opsione të tjera të “ndëshkimit” të Serbisë.
Më 8 dhjetor, Dhoma e Përfaqësuesve të Holandës ka miratuar rezolutën, përmes së cilës i bën thirrje Qeverisë së saj të avokojë në Bruksel për vendosjen e përkohshme të vizave ndaj Serbisë, nëse nuk bashkërendohet me politikën e Bashkimit Evropian.
Propozimi ka marrë përkrahjen e deputetëve të pozitës dhe të opozitës në Holandë.
Deputeti i Partisë Popullore, Jeoren van Wijngaarden ka shkruar në Twitter se propozimi i tij ka marrë përkrahjen e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit holandez.
“Dhoma e Përfaqësyesve përkrahi propozimin tonë për një qasje më të rreptë ndaj Serbisë, nëse Presidenti Vuçiç nuk i përkrahë sanksionet ndaj Rusisë, Ndërprerja e procesit të pranimit të Serbisë në BE mund të jetë një opsion. Ne nuk do të hezitojmë ta përdorim atë”, ka shkruar deputeti holandez. /Express/
-
Pse anulon vizitën në Kosovë Këshilltari i Lartë i DASH?
12 Dhjetor, 13:28 -
-
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


