Pse anulon vizitën në Kosovë Këshilltari i Lartë i DASH?

12 Dhjetor 2022, 13:28 / KOSOVA ALFA PRESS

Pse anulon vizitën në Kosovë Këshilltari i Lartë i

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, anuloi vizitën në Kosovë, për “arsye familjare”.

Ka qenë e paraparë që Chollet dhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, të takojnë pasditen e sotme udhëheqësit e lartë të shtetit të Kosovës, ndërsa mëngjesin e së martës përfaqësues të partive politike.

Në një njoftim të Qeverisë së Kosovës u bë e ditur se kryeministri Albin Kurti do të presë pasdite në takim vetëm Escobarin.

 

Po ndodh...

ide