Tensionet me Serbinë/ Rama krah Kosovës: Ka mbështetjen, solidaritetin dhe mirëkuptimin tonë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për ngjarjet në veri të Kosovës. Gjatë fjalës së tij në prezantimin e projektit për Portin e Durrësit, Rama falenderoi kryeministrin Albin Kurti, duke shpjeguar pamundësinë e tij për të qenë i pranishëm.
Kryeministri theksoi se Kosova ka solidaritetin dhe mbështetjen e Shqipërisë për menaxhimin e situatës në veri.
“Dua të falenderoj edhe kryeministrin Kurti dhe kryeministrin kovaçevski që nuk kishin mundësi të ishin këtu. Në rastin e kryeministrit të Kosovës e merrni vetë me mend se pamundësia është për situatën e krijuar së fundi në veriun e Kosovës. Republika e Kosovës ka të gjithë solidaritetin, mirëkuptimin dhe mbështetjen e Shqipërisë. Dua të falenderoj dhe Artanin (Grubi), zv/krymeministrin e Maqedonisë së Veriut dhe Liburnin (Ali) ministrin e Kosovës që na u bashkuan në këtë moment të rëndësishëm për ndërtimin e portit të ri tregtar të Durrësit”, tha Rama.
-
Denoncimi/ Berisha: Ja shërbimet e Zotos për Arben Ahmetajn
12 Dhjetor, 12:38 -
-
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



