Endri Hasa: Duhet t’i kërkojmë ndjesë shqiptarëve që PD s’arriti të ishte e lirë nga mentaliteti komunist

12 Dhjetor 2022, 11:26 / POLITIKË ALFA PRESS

Endri Hasa: Duhet t’i kërkojmë ndjesë shqiptarëve

Anëtari i Kryesisë së demokratëve, Endri Hasa duke iu bashkuar reagimeve në kuadër të 32-vjetorit të PD-së, theksoi rëndësinë se kjo parti duhet të ishte e lirë nga mentaliteti komunist.

Përmes një reagimi në Facebook Hasa pohon se “Misoni për të patur një PD vërtetë të djathtë dhe Europiane vazhdon”.

Reagimi

32 vjet më parë, PD u krijua mes ëndrrash për një Shqipëri ???????? të lirë dhe antikomuniste, për një Shqipëri si gjithë Europa.

Sot duhet ti kërkojmë ndjesë Demokratëve dhe Shqiptarëve që PD nuk arriti të ishte e lirë nga mentaliteti komunist dhe nuk i ka përmbushur ende aspiratat e atyre që donin një Shqipëri Europiane.
Misoni për të patur një PD vërtetë të djathtë dhe Europiane vazhdon.
Duhet ta bëjmë PD Europiane ???????? që të bëjmë Shqipërinë ???????? Europiane ????????
Ndryshimin gjithësecili duhet ta kërkojë në fillim tek vetja.Të gjithë bashkë do tja dalim!
Gëzuar!

 

 

 

Po ndodh...

ide