Denoncimi/ Berisha: Ja shërbimet e Zotos për Arben Ahmetajn

12 Dhjetor 2022, 12:38 / POLITIKË ALFA PRESS

Denoncimi/ Berisha: Ja shërbimet e Zotos për Arben Ahmetajn

Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha në një dalje për mediat ka denoncuar publikisht shërbimet e Klodian Zotos ndaj Arben Ahmetajt. Sipas Berishës Zoto ka paguar me kartën e vetë të kreditit të paktën 5 herë qëndrimin në hotele me 5 yje për Arben Ahmetajn.

Fjala e plotë e Berishës:

"Punonjësit e kompanisë Rama-Agaçi-Ahmetaj-Veliaj kanë financuar vizitat turistike, netët e luksit në hotelet me pesë yje të Arben Ahmetajt, asokohe ministër i Ekonomisë, sigurisht jo me para të veta, por të sipërmarrjes qeveritare të vjedhura nga taksapaguesit shqiptarë.

Klodian Zoto ka paguar me kartën e vet të kreditit, të paktën në pesë raste të raportuara, qëndrimin në hotele me 5 yje të Arben Ahmetajt.

Kjo vërteton plotësisht deklaratën e PD-së dhe opozitës, e cila ka denoncuar me kohë skemën e mega-vjedhjes së 430 milionë eurove.

Arben Ahmetaj dhe shefi i tij, Edi Rama, kanë rolet më kryesore në këtë aferë.

I pari Edi Rama, përmes firmave që ka hedhur, dhe përdorimit të shefit të tij, Engjëll Agaçit, ka qenë njeriu më kryesor i të gjithë procesit korruptiv.

Pra, kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal, me Edi Ramën në krye, që kanë përfituar nga kjo mega-aferë korruptive.

Edi Rama, në kundërshtim me ligjet e vendit, në kundërshtim me opinionin e Agjencisë së Prokurimeve Publike, ka firmosur kontratën me negociata të mbyllura në mënyrë antiligjore.

I dyti, Arben Ahmetaj, përmes njohjeve me të kërkuarit e drejtësisë, gjë që e ka mohuar vazhdimisht, ka luajtur rolin e ndërmjetësit sipas një skeme të qartë piramidale".

 

 

Po ndodh...

ide