Sulmi me thikë ndaj Salman Rushdie, kush është autori 24-vjeçar

Shkrimtari 75-vjeçar Salman Rushdie, u sulmua ditën e djeshme në Chautauqua teksa mbante një fjalim, ndërsa personi që e sulmoi, Hadi Matar një 24-vjeçar nga Nju Xhersi, u arrestuanga policia.
24-vjeçari ndodhej mes turmës të së prainishëmve nga ku më pas shkoi në skenë nga ku sulmoi shkrimtarin duke e goditur disa herë me thikë. Rushdie u dërgua në spital dhe iu nënshtrua një operacioni të gjatë. Agjenti i tij, Andrew Wylie, tha se ai mbetet i intubuar dhe rrezikon të humbasë shikimin në njërin sy. Ai tha se për shkak të goditjes shkrimtari ka pësuar dëmtime të rënda nervore në njërën dorë dhe mëlçi.
Rushdie do të mbante një fjalim publik në një ngjarje në Institutin Chautauqua. Policia tha se ai u transportua me helikopter në një spital lokal dhe gjithashtu konfirmoi se sulmuesi është në paraburgim. Sulmuesi i Salman Rushdie quhet Hadi Matar, 24 vjeç, nga New Jersey, dhe ai hyri në ngjarje si të gjithë spektatorët e tjerë, tha policia në një konferencë për shtyp duke rindërtuar dinamikën e sulmit. Sulmuesi u hodh në skenë dhe e goditi Rushdie disa herë, në qafë dhe në bark.
-
-
Shpyllëzimi në Amazonë arrin në nivele rekord
13 Gusht, 08:59
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


