Krimi në Vushtri/ Pronari i vrau gruan, bashkëshorti i viktimës i tronditur vë duart kokës

24 Mars 2025, 18:28 / KOSOVA ALFA PRESS

Krimi në Vushtri/ Pronari i vrau gruan, bashkëshorti i viktimës i

Dy viktima ishte bilanci i ngjarjes së rëndë në fshatin Stanovc të Vushtrrisë. Pronari i një furre buke, Arsim Morina, ka vrarë punonjësen dhe më pas veten këtë të hënë.

Në në foto të publikaur nga mediat greke, shihet bashkëshorti i viktimës i tronditur me duart kokës.

Krimi në Vushtri/ Pronari i vrau gruan, bashkëshorti i viktimës i
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka dhënë detaje për mediat vendase për ngjarjen e rëndë.

“Sot, rreth orës 14:56, policia ka pranuar informatën për një vrasje të ndodhur në fshatin Stanovc të Vushtrrisë. Bazuar në hetimet fillestare nga vendi i ngjarjes dyshohet se kryesi i veprës, dorasi 58-vjeçar me iniciale A.M., ka qëlluar për vdekje viktimën femër, 42-vjeçare me iniciale N.H., e më pas i dyshuari ka qëlluar edhe veten.

Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë. Me urdhër të Prokurorit, dy trupat e pajetë dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Hetuesit policorë nën udhëheqjen e prokurorit po vazhdojnë hetimet për veprat penale ” Vrasje e rëndë ‘ dhe ” Vetëvrasje”, u shpreh Zahiti.

Ky është rasti i dytë që trondit Vushtrrinë brenda 24 orëve, pasi vetëm një ditë më parë një 19-vjeçar u vra nga një bashkëmoshatar.

 

Po ndodh...