Ishte e grumbulluar me ekipin, volejbollistja 18-vjeçare bie nga dritarja e hotelit dhe vdes në vend

Një tragjedi e tmerrshme ka goditur Igor Novara, skuadrën e volejbollit për femra, e cila humbi 3-0 në Turqi kundër Eczacibasi mbrëmjen e djeshme, në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Julia Ituma, 18-vjeçare, pjesë e ekipit piemontez, ra nga dritarja e dhomës së saj të hotelit ku ishin akomoduar për këtë ndeshje, dhe vdiq në çast.
Shkaqet që çuan në vdekjen e volejbollistes së re janë duke u hetuar, nuk përjashtohet as hedhja vullnetare (vetëvrasja). Julia Ituma ka lindur në Milano dhe ishte me origjinë nigeriane.
Lojtarja e re ishte në sezonin e saj të parë me Igor Novara, klub që e kishte blerë nga ‘Club Italia’. Ajo konsiderohej me të ardhme të madh i volejbollit axurr, por jeta e saj u pre në mes në mënyrë të befaishme, pikërisht pas ndeshjes gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
-
Foto/ Sulmohet gazetari Syla, e rrahin tre persona në një lokal
13 Prill, 12:14 -
-
Sot 24 vite nga eksodi i madh në Kosovë
10 Prill, 11:07
Po ndodh...
ide
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


