Itali/ Arratisen të burgosurit 2 prej tyre kapen menjëherë, 5 në kërkim! të tjerët i venë flakën qelive

Kaos në një burg në Itali, shtatë të burgosur u arratisën pasditen e Krishtlindjeve për të mitur ku ata kryenin dënimin për krimet që kishin bërë.
Sipas autoriteteve në Milano, ngjarja ndodhi në institucionin penal “Cesare Beccaria”, ku të rinjtë përfituan nga punimet që po kryheshin në burg prej kohësh, për të gjetur një të çarë dhe për të kaluar murin.
Menjëherë kanë nisur kontrollet e policisë së vuajtjes së dënimit dhe forcave të tjera të rendit dhe pas disa orësh kanë arritur të binin në gjurmët e dy djemve të arratisur, ndërsa 5 të tjerët janë në kërkim.
Si prokuroria e Milanos, ashtu edhe ajo për të miturit po hetojnë çështjen. Të arratisurit janë të gjithë nga 17 deri në 19 vjeç, disa prej të cilëve me kombësi të huaj.
Ndërkohë që pas arratisjes, të dënuarit e tjerë protestuan duke i vënë zjarrin disa qelive, ngjarje që u vu në kontroll menjëherë me mbërritjen e zjarrfikësve.
Katër ekipe zjarrfikëse kanë ndërhyrë për të shuar flakët e dyshekëve dhe objekteve të tjera të djegura në oborrin e IEVP-së për të mitur. Në vendngjarje mbërritën 5 ambulanca.
-
Sulm me dron në Rusinë jugore, tre të vdekur
26 Dhjetor, 08:33 -
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


