“Këtu jemi në SHBA”/ Gazetarja e CNN anulon intervistën pasi presidenti i Iranit i kërkoi të mbante shami

Christiane Amanpour e CNN ka anuluar një intervistë me presidentin iranian pasi ai i kërkoi të mbante shami. Amanpour ishte caktuar të intervistonte Presidentin Ebrahim Raisi, 61 vjeç, në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë në OKB, në Nju Jork të mërkurën kur ai kërkoi që ajo të mbante shami në minutën e fundit.
Amanpour, e cila është iraniane dhe e rritur në Teheran, e refuzoi kërkesën.
Më pas në një reagim në Instagram ajo shkroi: “Jemi në Nju Jork, ku nuk ka asnjë ligj apo traditë në lidhje me shamitë. Unë theksova se asnjë president i mëparshëm iranian nuk e ka kërkuar këtë kur i kam intervistuar ata jashtë Iranit.”
Kur intervistoi ish-presidentin Hassan Rouhani, Amanpour nuk mbajti shami.
Megjithatë, gazetarja u mbulua gjatë një raportimi që bëri brenda Iranit, sepse “përndryshe nuk do të mund të vepronte si gazetare”, tha ajo për New Day të CNN.
Që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979, të gjitha gratë, përfshirë turistët, duhet të mbajnë shami në Iran.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
