Kosova mbyll dy pika kufitare me Serbinë, reagojnë mediat e huaja: Konflikte të reja!

Kosova ka mbyllur vendkalimet kufitare me Serbinë përkatësisht atë në Bërnjak dhe Jarinë për shkak të bllokimit të rrugëve me barrikada nga qytetarët lokalë serbë në veri.
Ata janë shprehur të pakënaqur me masat e paralajmëruara të reciprocitetit.
Si rrjedhojë, gazetarë të huaj kanë reaguar lidhur për situatën në veri të Kosovës. Gazetari i Washington Post, Ishaan Tharoor shkroi në një postim në Twitter duke treguar se kishte intervistuar presidenten e Kosovës, ku kjo e fundit kishte paralajmëruar për kërcënimin e Rusisë nëpërmjet Serbisë.
“Unë intervistova presidenten e Kosovës disa ditë më parë dhe ajo paralajmëroi për kërcënimin e Rusisë, nëpërmjet Serbisë, duke provokuar konflikte të reja në Ballkanin Perëndimor. Dhe ja ku jemi…”, tha ai.
Postimi i Tharoor ishte replikë ndaj statusit të gazetarit të BBC-s, Francis Scarr, që shkroi për situatën.
“Presidenti Vuçiç pretendon se Kosova do të nisë një operacion ushtarak sonte dhe ky anëtar i partisë së tij po flet se Serbia duhet të “denazifikojë” Ballkanin. Shenja shumë shqetësuese”, shkroi Scarr në postimin e tij, që ishte replikë për një status.
Një tjetër gazetar i huaj që ka reaguar për rastin është edhe Tim Judah, njëherësh gazetar që raporton për Ballkanin.
-
Skemë e lirë 1 gusht
1 Gusht, 00:03 -
Gjumi i mirë na bën të zgjohemi më të bukur?
31 Korrik, 23:51 -
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



