
Kosovë/ Kapet drogë me vlerë rreth 15 mijë euro, arrestohen katër persona

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona dhe ka sekuestruar drogë me vlerë prej 15 mijë euro.
Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik në Prishtinë kanë ndaluar një automjet të dyshuar në magjistralen Prishtinë- Podujevë në të cilën ndodheshin 2 të dyshuar për shitjen e narkotikëve.
Policia njofton se gjatë kontrollit të makinës është gjetur një sasi e substancës narkotike e llojit marijuanë me peshë prej 10.4 gram. Personat e dyshuar janë shoqëruar në polici.
Policia tha se operacioni ka vijuar më tej për identifikimin e mjetit të dytë të dyshuar dhe personave të tjerë të përfshirë lidhur me këtë rast, të cilët në tentativë për t’iu shmangur policisë, janë vënë më pas në pranga gjithashtu.
Hetuesit policor kanë kryer kontroll në banesën e të arrestuarve të cilët e kanë shfrytëzuar ambientin për fshehjen e lëndëve narkotike.
Policia ka arritur të gjejë dhe konfiskojë si prova materiale: Një paketim e dyshuar si marijuanë me peshë 1063.8 gram; një sasi e llojit kokainë me peshë 22.6 gram dhe tri peshore digjitale.
Ndërkaq nga personat e dyshuar, dy prej tyre me urdhër të prokurorit janë liruar, dhe dy të dyshuarit e tjerë janë dërguar në paraburgim për 48 orë.
ide

Rama-Basha dhe evolucioni i të bërit politikë!

Koha nuk i dha të drejtë Rama& Berishës, për asgjë deri tani

Katet Rama-Berisha kanë hipotenuzë mashtrimin!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128