Zv/ Kryeministri britanik jep dorëheqjen pas ankesave për ngacmim

21 Prill 2023, 14:36 / KOSOVA ALFA PRESS

Zv/ Kryeministri britanik jep dorëheqjen pas ankesave për ngacmim

Zëvendëskryeministri i Britanisë së Madhe, Dominic Raab dha dorëheqjen të premten pas akuzave të bëra ndaj tij për ngacmim seksual të nënpunësve civilë.

Njoftimi i Raab erdhi një ditë pasi kryeministri Rishi Sunak mori gjetjet e një hetimi për tetë ankesa zyrtare se Raab, i cili është gjithashtu sekretar i drejtësisë, kishte abuzuar me anëtarët e stafit gjatë një mandati të mëparshëm në atë zyrë dhe ndërsa shërbente si sekretar i jashtëm i Britanisë dhe Sekretari i Brexit.

Avokati Adam Tolley, i cili kreu hetimin, tha se Raab veproi në një mënyrë që ishte frikësuese dhe vazhdimisht agresive" dhe përfshinte elementë ndëshkues në stilin e tij të udhëheqjes.

"Sjellja e tij përfshinte gjithashtu një abuzim ose keqpërdorim të pushtetit në një mënyrë që poshtëron individët e prekur" shkroi Tolley në raportin prej 48 faqesh.
Raab, 49 vjeç, mohoi pretendimet se ai nënçmoi stafin e tij dhe tha se sillej profesionalisht në çdo kohë, por tha se do të jepte dorëheqjen sepse kishte premtuar se do ta bënte këtë nëse ankesat për ngacmim vërtetoheshin.

 

Po ndodh...