“Le Monde”: Kurti afër fitores në betejën për kontrollin e veriut të Kosovës

16 Shkurt 2024, 22:26 / KOSOVA ALFA PRESS

“Le Monde”: Kurti afër fitores në betejën për
Prestigjozia franceze "Le monde" i ka dedikuar një artikull Kosovës ku thekson se Kryeministri, Albin Kurti, 'i vendit të vogël ballkanik' ka marrë përsipër t’i japë fund mbikëqyrjes faktike të ushtruar nga Beogradi mbi rajonet e populluara nga minoriteti serb. Artikulli përmendet protesta e 12 shkurtit e serbëve të veriut, për të kundërshtuar rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës për përdorimin e dinarit serb.

“Kryeministri, Albin Kurti, ëndërron të detyrojë rreth 100 mijë serbët e këtij vendi të vogël ballkanik, me shumicë të madhe shqiptare, të përdorin më në fund monedhën zyrtare në fuqi, euron”, thuhet në këtë artikull.

Artikulli shton se serbët e Kosovës kanë shfaqur një zemërim ndaj përpjekjes së Kurtit për t’i dhënë fund mbikëqyrjes së ushtruar ‘de facto', nga Beogradi mbi jetën e përditshme të serbëve që jetojnë në veri. Sipas gazetes franceze, “nacionalisti 48-vjeçar i majtë shqiptar”, po ia del aty ku kanë dështuar të gjithë paraardhësit e tij. "Le Monde" rikujton se serbët atje kanë refuzuar ta njohin sovranitetin e Kosovës e cila po përgatitet të festojë 16-vjetorin e pavarësisë së saj.

 

Po ndodh...

ide