Lufta në Ukrainë, vritet bashkëpunëtori i Putinit dhe kreu i qendrës së paraburgimit në Kherson

20 Mars 2023, 19:52 / KOSOVA ALFA PRESS

Lufta në Ukrainë, vritet bashkëpunëtori i Putinit dhe kreu i

Serhii Moskalenko, kreu i një qendre rajonale paraburgimi në rajonin Kherson, i cili po bashkëpunonte me “autoritetet” e pushtimit rus, u vra, njoftoi Drejtoria kryesore e Inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës.

Moskalenko u vra në moshën 45 vjeçare. “ Moskalenko ishte banor i Nova Kahovka dhe pronar i një kompanie lokale sigurie.

Gjatë okupimit, ai bashkëpunoi me rusët dhe u emërua shef i qendrës së paraburgimit ku u kryen tortura çnjerëzore ndaj të burgosurve ukrainas”, thuhet në një deklaratë të Drejtorisë kryesore të Inteligjencës.

Më herët, media lokale raportoi se makina e Moskalenkos u hodh në erë në fshatin Yuvileynoye në rajonin Kherson më 17 mars. Komiteti Hetues i Rusisë ka nisur një hetim penal.

Sipas Komitetit Hetimor të Rusisë më 17 mars “një person i panjohur” vendosi një pajisje speciale nën parakolpin e majtë të makinës VAZ-2121 të drejtuar nga Moskalenko. Shpërthim i ndodhur vrau Moskalenkon në vend dhe plagosi gruan dhe vajzën e tij.

Mediat ukrainase raportuan se Moskalenko filloi të punonte për “autoritetet” e pushtimit rus në maj 2022. Më 29 shtator, Prokuroria e Qarkut Kherson e akuzoi atë për bashkëpunim me autoritetet okupuese, veçanërisht për “marrje vullnetare në një pozicion në një agjenci të paligjshme të zbatimit të ligjit të themeluar në territorin e pushtuar përkohësisht”.

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128