Mbi 28 viktima nga shpërthimi në minierën e qymyrit në Turqi
15 Tetor 2022, 08:45 / KOSOVA

Vijon të rritet numri i viktimave në Turqi si pasojë e shpërthimit në minierën e qymyrit. Deri më tani mësohet se ka shkuar në 28 numri i viktimave, ndërsa me dhjetëra të tjerë vijojnë të jenë ende të bllokuar nën tokë pas shpërthimit në një minierë qymyri në provincën Bartin në veri të Turqisë.
Ministri i Energjisë, Fatih Donmes deklaroi se paraprakisht mendohet që shpërthimi të jetë shkaktuar nga një xhep gazi në të cilin kanë hasur minatorët.
Gjatë momentit të shpërthimit në galeri kanë qenë 110 minatorë.
Ndërkaq një operacion kërkim-shpëtimi është duke vijuar që prej mbrëmjes së të premtes.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
