Mbytja e gomones në La Mansh, hetimi i BBC: Francezët i lanë të vdisnin!

24 Nëntor 2022, 13:46 / KOSOVA ALFA PRESS

Mbytja e gomones në La Mansh, hetimi i BBC: Francezët i lanë

Rojet bregdetare të Francës nuk u përgjigjen thirrjeve për ndihmë.Një hetim i policisë franceze, i publikuar nga gazeta Le Monde, lë të kuptohet se rojet bregdetare të Francës nuk dërguan kurrë ndihmë të një varke me 33 emigrantë që po mbytej në La Mansh nëntorin e kaluar, ndonëse patën një kërkesë specifike nga Britania e Madhe për ta bërë një gjë të tillë.

BBC ka bërë një shkrim rreth emigrantëve që kalojnë përmes kanalit La Mansh për të kaluar ilegal në Britaninë e Madhe, të cilët sakrifikojnë jetët e tyre. Gjithmonë e më shumë prova po dalin në dritë për ngjarjen e nëntorit.

Vetëm dy persona i mbijetuan fatkeqësisë. Transkriptet e thirrjeve të emergjencës të bëra ekipeve franceze, të cilat BBC ka arritur t`i shohë, tregojnë se emigrantëve të dëshpëruar u ishte thënë vazhdimisht që të telefononin rojet bregdetare britanike, pavarësisht se kur kërkuan fillimisht ndihmë, ata ishin në ujërat franceze.

BBC ka mbledhur gjithashtu dëshmi se një gomone varkë u kthye në top ping-pongu mes dy shteteve që ia kalonin ate njëra-tjetrës vetëm pak ditë përpara fatkeqësisë në La Mansh. Një njërën prej bisedave, një operator madje dëgjohet duke u tallur pas ndërprerjes së linjës, duke thënë:

“Epo mirë, nuk mund të më dëgjosh, nuk do të shpëtohesh", ka thënë operatori.

"Këmbët e mia janë në ujë", tha një emigrant.

Gjitashtu operatori tha: "Se mos të kërkova unë që të largohesh”.
Të dhënat që disponon BBC sugjerojnë gjithashtu se një varkë tjetër që po kalonte pranë vendit të ngjarjes atë natë u kthye mbrapsht nga operatorët francezë, pasi u ofrua të ndërhynte.

Vitin që kaloi 40,000 njerëz kanë kaluar nga Franca në Britani me varka të vogla.

 

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128