Ministria e Jashtme apelon qytetarët e Kosovës: Shmangni kalimet kufitare me Serbinë
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë ka ftuar qytetarët e saj dhe diasporën që të shmangin kalimin tranzit përmes territorit të Serbisë.
Në një njoftim publik të publikuar të mërkurën në Facebook, MPJD-ja ka bërë thirrje që të shmangen të gjitha hyrje-daljet në vendkalimet kufitare Kosovë-Serbi.
Thirrja bëhet pas paralajmërimeve të të ashtuquajturit “Këshilli Organizativ për Bllokada” në Serbi, i cili ka bërë të ditur se më 6 shtator 2024 planifikohen bllokada të rrugëve që çojnë drejt vendkalimeve kufitare.
“MPJD u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe pjesëtarëve të mërgatës që të ndjekin me kujdes zhvillimet dhe paralajmërimet e reja lidhur me situatën dhe të informohen vetëm nga burimet zyrtare të institucioneve të Republikës së Kosovës, për të shmangur dezinformatat dhe lajmet e rreme”, thuhet në njoftim.
Ramën dhe Berishën i bashkon (edhe) lufta kundër Bashës!
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128