Në Azinë Juglindore po përhapen organizata kriminale kineze

Mafia kineze është duke u përhapur me shpejtësi të madhe në qytetet që kanë kazino në disa nga vendet e Azisë Jugore. Kjo ka pasoja që mbërrijnë deri në Gjermani. Deutsche Welle vizitoi një qendër kriminale në Laos.
Që nga maja e pyllëzuar e xhunglës së Laosit shihen shkëndijat e dritave të kazinove dhe hoteleve të largëta. Ky territor në veriperëndim të Laosit quhet “zonë ekonomike e trekëndëshit të artë”. Një zonë ku nuk sundon fare ligji, që ndodhet nën kontrollin e mafias kineze, të quajtur edhe “triadë”. Në qendër të qytetit, në mes të detit të ndërtesave dallohet kazino kolosale “Kings Romans”.
Ajo është qendra e pushtetit dhe vendi prej nga drejton biznesin gangsteri kinez Zhao Wei, i cili ka lidhur në vitin 2007 një kontratë qeraje me qeverinë e Laosit, për ta marrë kazinon me qera për 99 vjetë. Ai premtoi ta kthente gadishullin prej 3000 hektarësh, ku puqen Tailanda, Mjanmari dhe Laosi në qendër lulëzimi për turistët. Në vend të saj aty është krijuar një qendër për tregtinë ndërkombëtare të drogës, kafshëve të egra dhe mishit të bardhë. Për shkak të pandemisë së Covidit, është krijuar një model i ri biznesi me mashtrime online – me pasoja deri në Gjermani.
Po ndodh...
ide
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Rama-Berisha, nga burra shteti në Kameleon!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128