Në karrocë invalidësh dhe me bastun në dorë, prindërit e Hashim Thaçit shkojnë në Hagë për të vizituar të birin

Prindërit e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi kanë shkuar në Hagë, për të vizituar djalin e tyre, i cili po mbahet në qendrën e paraburgimit të Gjykatës Speciale atje.
Me Hashim Thaçin, prindërit do të kenë mundësi të çmallen deri në orën 16:00.
Thaçi ka hyrë në vitin e katërt të qëndrimit në paraburgimit. Atje u dërgua që nga nëntori i vitit 2020, së bashku me tre ish-udhëheqës të tjerë politikë e ushtarakë të UÇK-së si Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.
Arrestimet kishin ardhur pasi një gjyqtar i procedurës paraprake i Gjykatës Speciale kishte konfirmuar aktakuzën ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Aktakuza i bën përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin për një sërë krimesh që pretendohet se janë kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-1999. Prokuroria e Specializuar i akuzon ata se kanë qenë ose duhej të ishin në dijeni të këtyre krimeve.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



