Nxënësi vrasës ishte i droguar, teksa lëshoi breshëri plumbash duke vrarë rojen dhe 8 nxënës në shkollë

3 Maj 2023, 12:03 / KOSOVA ALFA PRESS

Nxënësi vrasës ishte i droguar, teksa lëshoi breshëri

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Beograd të Serbisë ku një nxënës 14 vjeç ka vrarë me armë zjarri drejt shkollës fillore,  “Vladislav Ribnikar”.

Ngjarja ndodhi rreth orës 08:00 ku nxënësi i klasës së shtatë ka vrarë rojën e shkollës dhe 8 nxnës që ndodheshin në korridor.Policia ka bërë të ditur se i mituri është arrestuar, ndërsa arma që është përdorur dyshohet të jetë e babait të nxënësit.

I mituri nuk ishte i vetëm kur kreu masakrën, ai ka qenë së bashku me 6 të tjerë të cilët kanë qenë të gjithë nën efektin e lëndëve narkotike.

Mediat serbe raportojnë se i mituri që kreu masakrën është student shembullor dhe prindërit e tij janë pjesë e “bluzave të bardha”.

Nga të shtënat ka pasur edhe të lënduar. Mes të plagosurve ka edhe nga ata që janë në rrezik për jetën.

 

Po ndodh...