Osmani përkujton sulmet e NATO-s në Beograd: 25 vjet më parë, filloi shpëtimi i Kosovës nga shfarosja
24 Mars 2024, 10:30 / KOSOVA

Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar sulmet ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake e policore të ish-Jugosllavisë, të ndodhura 25 vjet më parë.
Osmani e ka falënderuar NATO-n, duke thënë se para 25 vjetësh ka filluar shpëtimi i Kosovës.
“25 vjet më parë, filloi shpëtimi i Kosovës nga shfarosja.
Aleancat duhet t’i ruajmë po aq sa edhe lirinë!
Faleminderit përjetësisht NATO”, ka shkruar ajo në Facebook.
Më 24 mars të vitit 1999 nisi fushata bombarduese, për çka kishte dhënë urdhër presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

