Përfaqësuesi i Moskës në OKB: Rusia nuk kishte asnjë lidhje me raketat që goditën territorin polak

Misioni rus në Organizatën e Kombeve të Bashkuara ka përsëritur të mërkurën mohimet e mëparshme të Moskës për përfshirje në sulmin me raketa në Poloni. Duke mos ofruar asnjë provë, ata thanë se incidenti ishte një përpjekje për të futur NATO-n drejtpërdrejt në luftën në Ukrainë.
Dy persona u vranë të martën kur ajo që autoritetet polake thanë se ishte një “raketë e prodhuar nga Rusia” u ul pranë fshatit Przeëodoë, rreth 6.4 kilometra në perëndim nga kufiri ukrainas, afërsisht në të njëjtën kohë kur forcat e Moskës nisën valën e tyre më të madhe të sulmeve me raketa në qytetet e Ukrainës në më shumë se një muaj.
“Faktet tregojnë se Rusia nuk kishte asnjë lidhje me raketat që goditën territorin polak”, tha në Telegram zëvendësi i parë i përfaqësuesit të përhershëm të Rusisë në OKB, Dmitry Polyansky.
Polyansky tha se incidenti do të jetë në qendër të vëmendjes në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Ukrainën më vonë të mërkurën.
-
Trump do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale
16 Nëntor, 08:28 -
-
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



