
Përfundojnë në urgjencë tre anëtarë të një familjeje në Kosovë, dyshimet e para

Rreth orës 19:33, policia e stacionit në Shtime të Kosovës ka pranuar një informatë për një rrahje në rrugën “12 Qershori”. Sipas policisë dyshohet për dhunë në familje, si pasojë e së cilës janë lënduar tre persona.
Të lënduarit kanë pranuar ndihmë mjekësore në qendrën shëndetësore, por janë dërguar në urgjencë në qytetin e Ferizajt.
“Patrullat e policisë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aty kanë mësuar se tre persona anëtarë të familjes, dyshohet për dhunë në familje, kanë pësuar lëndime trupore dhe pas marrjes së ndihmës së parë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime, për trajtim të mëteshëm mjekësor janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit dhe rasti po hetohet”, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128