
Personi që grisi fletët e Kuranit në Prizren ka të shkuar kriminale

Sot, Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për grisjen e Kuranit në Prizren. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.
“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, gjegjësisht Drejtoria Kundër Terrorizmit me Drejtorinë Rajonale Prizren, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës, sot ka arrestuar një person mashkull kosovar, i dyshuar për veprën penale nga KPK Neni 141 ‘Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik’. Lidhur me këtë rast po ashtu është bastisur shtëpia ku jeton i dyshuari në rajonin e Prizrenit”, ka deklaruar Kelani, shkruajnë mediat e Kosovës.
Gjithashtu, zëdhënësi ka bërë të ditur se i dyshuari ka një të kaluar kriminale.
“Personi në fjalë ka të kaluar kriminale për vrasje, dhunë në familje dhe kanosje. Po ashtu, ai vuan nga një sëmundje psikike dhe ka pranuar trajtim psikiatrik obligativ”, ka shtuar ai.

ide


Bllofi i Primareve me militantë!

Oligarkia politiko-ekonomike në alarm!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128