Petkov në fjalimin e fundit si kryeministër: Nuk do të ndalem, një ditë do të kemi një Bullgari pa mafie

22 Qershor 2022, 19:40 / KOSOVA ALFA PRESS

 

Petkov në fjalimin e fundit si kryeministër: Nuk do të ndalem,

“Ishte një nder i madh për mua të drejtoja në qeveri që u rrëzua nga Peevski , Borisov , Trifonov dhe Mitrofanova (ambasadori i Rusisë në Bullgari)’ tha kryeministri bullgar Kiril Petkov pas votimit të mosbesimit të qeverisë së tij.

‘Ky votim është vetëm një hap i vogël i një rruge shumë të gjatë. Ajo që ata (opozita) nuk e kuptojnë ishte se në këtë mënyrë nuk mund ta fitojë popullin bullgar. Unë premtoj se do të vazhdojmë këtë betejë për të fituar vendin tonë. Dhe një ditë do të kemi një Bullgari pa njerëz të sunduar nga hija, nga mafia, një vend normal, një vend të sukseshëm evropian. Faleminderit’ tha Petkov në fjalimin e tij të fundit si kryeministër i Bullgarisë.

Kujtojmë që sot qeveria të cilën Kiril Petkov e udhëhiqte prej gjashtë muajsh u rrëzua në një votë mosbesimi nga parlamenti bullgar.

Partitë opozitare dhe partia ITN, një ish-aleate në koalicionin qeveritar të Petkov, u bashkuan për 123 vota kundër 116 votave që mbështesin qeverinë e Petkov.

Po ndodh...

ide