“Po kruhesh shumë”/ Turqia paralajmëron Greqinë për herë të fundit!

Disa deklarata të forta janë lëshuar kundrejt Greqisë, duke i paralajmëuar ata hapur me luftë. Deklaratat janë lëshuar nga ministri i Jashtëm i Turqisë. “Greqia vijon të kruhet dhe ky është paralajmërimi im i fundit”, tha Mevlut Cavusoglu, gjatë ceremonisë përkujtimore të fitores së turqve kundër grekëve 100 vjet më parë, pasi këta të fundit i ishin bashkuar koalicionit për pushtimin e Anadollit.
“Nëse i futesh një aventurë në emër të të tjerëve, pasojat do t’i vuash sot si në të kaluarën. Ky është një paralajmërim për fqinjin tonë Greqinë. Ushtria turke, e lodhur nga vitet e luftës, e ka kaluar me sukses këtë test të madh atëhere. Sot kushtet tona janë të ndryshme, por kemi të njëjtin besim të palëkundur. Të gjithë duhet të vendosin se si do të sillen. Ne i themi veçanërisht Greqisë. Mos u bëni peng i të tjerëve. Mos vazhdoni të provokoni. Sepse cilësia e miqësisë turke njihet në lashtësi, ajo e armiqësisë është edhe më e fortë”, tha ministri turk për grekët.
Turqit kërkojnë nga Greqia demilitarizimin e ishujve përballë tokës turke duke iu referuar marrëveshjeve ndërkombëtare, ndërsa së fundmi grekët janë armatosur rëndë përballë kërcënimeve të fqinjëve për luftë.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
