Policia ndalon turmat e protestuesve gjatë vizitës së Macron në lindje të Francës

Presidenti i kontestuar francez Emmanuel Macron ishte sot për një vizitë në rajonin Alsace ku u prit me protesta nga vendasit.
Teksa ai udhëtoi drejt qytezës së vogël të Mutterscholtz, rreth dyqind protestues ishin mbledhur, disa prej të cilëve me jelekë të sindikatave të punëtorëve dhe me pankarta “Macron non grata”, të cilët shtyheshin prapa nga forcat e policisë.
Prapa turmave në fasadën e një shtëpie një parrullë e madhe në të verdhë shkruante: “Nuk tërhiqemi, nuk ka olimpiadë!”, teksa Macron po vizitonte një kompani që do të punojë në disa vendndodhje të Lojrave Olimpike Paris 2024.
Grupi prisnin presidentin para bashkisë së Muttersholtz duke shprehur sërisht zemërimin e tyre për reformën e rritjes së moshës së pensionit nga presidenti.
Policia kishte shtyrë prapa protestuesit, shumë prej të cilëve mbanin tiganë e tenxhere që i trokisnin, me simbolikën “që të dëgjohen” nga autoritetet.
Pas tre muajsh revolte ndaj ligjit të pensioneve i cili tashmë është miratuar, Macron thotë se do të kandidojë për një mandat të dytë pesëvjeçar.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Cikli: Punët për Shqipërinë! Çfarë na provoi koha për Air Albania?
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

