Portugalia në "luftë" me zjarrin, pasojat i vuan edhe Madridi
Zjarret masive të pyjeve të Portugalisë ka bërë që era e djegies të arrinte deri në Madrid, këtë të martë, njoftuan shërbimet spanjolle të urgjencës, ndërsa të dy vendet luftojnë me flakët.
“Kemi marrë shumë telefonata në Madrid nga qytetarë të shqetësuar për erën e djegies dhe tymit: është një zjarr në Portugali”, shkruan shërbimet e urgjencës të rajonit të Madridit në Twitter, pasi kanë marrë mbi 380 telefonata.
Të dy vendet, të goditura nga thatësira dhe valët e të nxehtit, po luftojnë me zjarre të mëdha pyjore dhe pamjet satelitore tregojnë një kolonë tymi që përhapet mbi 300 kilometra.
Zjarri i "Serra da Estrela", tashmë më i madhi i kësaj vere në Portugali, ka djegur rreth 15 mijë hektarë, sipas shifrave të fundit të përkohshme nga autoritetet portugeze.
Në Spanjë, zjarret në pyje në këtë vit ishin tre herë më shkatërruese sesa në të gjithë vitin 2021, kur 84,827 hektarë u zhytën në tym.
Portugalia, e cila po përjeton një thatësirë të jashtëzakonshme këtë vit, ka pasur korrikun e saj më të nxehtë në pothuajse një shekull.
Që nga fillimi i vitit, rreth 81 mijë hektarë janë djegur nga tym, zona më e madhe që nga zjarret vdekjeprurëse të vitit 2017 që vranë rreth 100 njerëz, sipas shifrave të fundit nga Instituti për Ruajtjen e Natyrës dhe Pyjeve.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128