Reshje dëbore në Kosovë, vështirësi me qarkullimin, bllokohen disa rrugë në Prishtinë

11 Janar 2025, 11:34 / KOSOVA ALFA PRESS

Reshje dëbore në Kosovë, vështirësi me qarkullimin,

Bora që ka nisur të bjerë nga mbrëmja e të premtes e që po vazhdon edhe sot, ka vështirësuar qarkullimin e lirë të automjeteve në shumë rrugë të Kosovës, por edhe në Prishtinë.

Vështirësi qytetarët kanë njoftuar se kanë në rrugën Prishtinë-Pejë, Prishtinë-Mitrovicë, por edhe në rrugë tjera rajonale dhe lokale.

Ndërkohë, është raportuar për bllokimin e disa rrugëve dytësore në Prishtinë. Edhe në rrugët kryesore janë shkaktuar kolona, për shkak të vështirësive të automjeteve për të lëvizura.

Po ashtu, qytetarët kanë njoftuar se shumë automjete e kanë të pamundur ta kalojnë tatpjetëzën e Veternikut.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka apeluar për kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugët e mbuluara me borë.

Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të borës, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve, si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me borë dhe me ngrica”, thuhet në apelin e Policisë.

 

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128