Rrahu bashkëshortin duke e bërë për spital, arrestohet gruaja në Kosovë

20 Janar 2024, 12:44 / KOSOVA ALFA PRESS

Rrahu bashkëshortin duke e bërë për spital, arrestohet
Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetase pasi ka dhunuar fizikisht bashkëshortin e saj.

Rasti raportohet të ketë ndodhur të premten rreth orës 09:10 në Pejë. Policia bën me dije se bashkëshorti i autores po merr trajtimin e duhur shëndetësor.

Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në deklaratën e policisë.

 

Po ndodh...

ide