Rrëzohet nga kati i katërt fëmija 18-muajsh në Greqi, ndërron jetë në spital

2 Nëntor 2022, 12:03 / KOSOVA ALFA PRESS

Rrëzohet nga kati i katërt fëmija 18-muajsh në Greqi,

Një incident tragjik ka ndodhur në Greqi ku një fëmijë 18-muajsh është rrëzuar nga kati i katërt i një ndërtese në Glyfada.

Pasi e ëma e kuptoi se çfarë kishte ndodhur ajo mori në telefon menjëherë ambulancën. Ekipi i ndihmës së parë, sipas raportimeve, mbërriti më shpejtësi në vendin e ngjarjes dhe fëmija u dërgua në spital.

Megjithatë për fat të keq nuk mundi t’i mbijetonte rënies. Autoritetet shoqëruan të atin 34-vjeçar, i cili më pas u lirua ndërsa mblidhte provat për hetimin e nisur. 

 

 

Po ndodh...