Rusët nuk kursejnë fëmijët i shkatërrojnë kopshtin në Toretsk

25 Nëntor 2022, 09:26 / KOSOVA ALFA PRESS

Rusët nuk kursejnë fëmijët i shkatërrojnë kopshtin

Vijojnë bombardimet ruse duke mos kursyer asgjë në Ukrainë. Gjatë sulmit me raketa në Toretsk, rajoni Donetsk është shkatërruar edhe një kopsht fëmijësh.

“Rusët nisën një tjetër sulm me raketa në rajonin e Donetskut, këtë herë duke synuar Toretsk. Një raketë ruse shkatërroi plotësisht një kopsht fëmijësh,” postoi në Telegram Pavlo Kyrylenko, kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Donetskut .

Në total, që nga 24 shkurti, pushtuesit rusë kanë shkatërruar dhe dëmtuar 682 institucione arsimore, duke përfshirë 283 kopshte dhe 298 shkolla, në rajonin e Donetskut.

Siç është raportuar, trupat ruse bombarduan nëntë vendbanime në rajonin e Donetsk më 23 nëntor.



 

 

Po ndodh...