SHBA mesazh Kurtit: Na duhet një partner në Kosovë që nuk sjell destabilitet

Shtetet e Bashkuara të Amerikës theksuan se i duhet një partner në Kosovë i gatshëm të shmangë veprimet destabilizuese dhe të mbrojë të drejtat e të gjithë qytetarëve.
Një zëdhënës i Ambasadës amerikane në Prishtinë deklaroi për Radio Evropa e Lirë se SHBA-ja dëshiron të ecë përpara me Qeverinë në detyrë, por kërkon bashkëpunim konstruktiv për stabilitetin rajonal.
Ai shtoi se Anu Prattipati, e ngarkuara me punë në Ambasadë, ka mbajtur takime të rregullta me kryeministrin Albin Kurti, ku i janë përcjellë këto shqetësime, pa zbuluar veprimet konkrete që çuan në pezullimin pa afat të dialogut strategjik mes SHBA-së dhe Kosovës.
Ambasada siguroi se do të vazhdojë vlerësimin e veprimeve të qeverisë në detyrë, duke theksuar përkushtimin e saj ndaj partneritetit me Kosovën dhe mbështetjes së popullit kosovar.
Dialogu strategjik mes SHBA-së dhe vendeve partnere synon avancimin e marrëdhënieve bilaterale përmes diskutimeve mbi mbrojtjen, sigurinë, mjedisin, energjinë dhe bashkëpunimin ekonomik.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
