Shkon në spital pasi kishte dhimbje të forta në stomak, ndërron jetë burri duke pritur të vizitohej

17 Gusht 2022, 10:02 / KOSOVA ALFA PRESS
Shkon në spital pasi kishte dhimbje të forta në stomak,

Një tragjedi ka ndodhur në Patra të Greqisë me vdekjen e babait të tre fëmijëve i cili humbi jetën në urgjencën në Spitalin Universitar të qytetit.

Sipas gazetës “Gnomi”, burri ka shkuar në infermierinë dje i shoqëruar nga gruaja e tij, pasi në shtëpi është ankuar për dhimbje të forta stomaku. Dhe teksa priste të kontrollohej nga mjekët, i raportoi gruas se nuk ndihej mirë, u mbështet në krah dhe vdiq.

Stafi mjekësor dhe infermieror u mobilizuan menjëherë dhe u përpoqën për ta rikthyer atë, por në fund nuk ia dolën. Indikacionet e para janë arrest kardiak.

Po ndodh...