Shoku i thyen qëllimisht këmbën të riut rus, nuk donte të shkonte në luftë

28 Shtator 2022, 11:21 / KOSOVA ALFA PRESS

Shoku i thyen qëllimisht këmbën të riut rus, nuk donte

Një i ri rus që po përpiqej të shmangte shërbimin ushtarak në Rusi i kërkoi mikut të tij t’i thyente këmbën, shkruajnë mediat e huaja.

Dhjetëra burra të moshës 18 deri në 35 vjeç janë ndaluar të largohen nga vendi, si pasojë e mobilizimit të pjesshëm, pjesë e planit të Rusisë për të rritur forcën pushtuese për të luftuar kundër Ukrainës.

Thirrja e presidentit  rus për mobilizim ushtarak shkaktoi protesta të shumta në vend dhe panik midis të rinjve, të cilët po përpiqen  me çdo kusht për të shmangur rekrutimin.

Disa u përpoqën të largoheshin nga vendi dhe të kalonin kufirin në vendet e afërta si Gjeorgjia, Kazakistani dhe Mongolia. Së fundmi në një video që është publikuar, shihet një rus i dëshpëruar i cili tenton të thyejë këmbën që të shmangë rekrutimin.

Ai ulet në fund të shkallëve. Pak sekonda më vonë, shoku i tij zbret nga shkallët dhe ulet në kofshën e tij duke i thyer kockat.

“Rekrutët në Federatën Ruse thyejnë këmbët për të mos marrë pjesë në luftë”, shkruhej në video.

Ky është një nga shembujt e shumtë të asaj që të rinjtë rusë mendojnë për planin e Putinit për të pushtuar Ukrainën.

 

Po ndodh...