Shpallet ‘non grata’ nga ShBA e dashura e Vladimir Putin, Alina Kabaeva

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë masa sanksionuese ndaj oligarkëve të tjerë rusë. Mes tyre është dhe kampionia olimpike Alina Kabaeva, e cila thuhet se ka qenë e dashura e presidentit rus Putin. Ajo rezulton ish-anëtare e Dumës Shtetërore dhe drejton Grupin e Medias Kombëtare, pro- Kremlinit.
Departamenti amerikan i Thesarit vendosi kufizime mbi pronat e 39- vjeçares Kabaeva. Kujtojmë se Kabaeva ka qenë anëtare e Dhomës ruse dhe është presidentja e një kompanie mediatike duke nxitur pushtimin rus në Ukrainë.
Në muajin prill, ”Wall Street Journal” raportoi se sanksionimi i Kabaevës po shqyrtohej nga ShBA, por kjo mund të sillte nxitje të tensioneve duke pasur parasysh afërsinë që ka me Putinin.
Në muajin maj, Britania e Madhe dhe BE shpallën sanksionimin për ish të dashurën e Putinit.
Por, Alina Kabaeva nuk do jetë e vetmja që do kufizohet nga ShBA. Pritet të sanksionohen vizat e 893 zyrtarëve të Federatës Ruse dhe të 31 zyrtarëve të qeverisë së huaj që kanë punuar për aneksimin e supozuar të Krimesë nga Ukraina.
Udhëheqësi rus Putin ka qenë gjithnjë i rezervuar për jetën e tij private dhe ka mohuar që ka pasur një lidhje me Alina Kabaevën. Më parë, është raportuar se Putin po ndahej nga gruaja e tij Lyudmila dhe të martohej me Kabaevën.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


