Shpërthime gjatë natës në afërsi të Hagia Sophia-s në Stamboll, shkrumbohen 3 makina
16 Nëntor 2022, 08:43 / KOSOVA

Shpërthime të vazhdueshme janë dëgjuar mbrëmjen e së martës në lagjen Fatih të Stambollit, ndërsa tre makina u përfshinë nga flakët, sipas agjencisë turke të lajmeve Mynet.
Fatmirësisht për ngjarjen nuk raportohen të lënduar, ndërsa detajet e ngjarjes janë duke u hetuar nga policia.
Sipas agjencisë Demiroren, ngjarja ka ndodhur në rrugën Kokamustafa Pasha, vetëm 5 kilometra në perëndim të sheshit Sultanahmet, ku ndodhen atraksionet kryesore të qytetit, Hagia Sophia dhe Xhamia Blu.
Flakët nga zjarri i një makine në lagjen Fatih të Stambollit u përhapën në automjete të tjera të parkuara, ndërsa zjarrfikësit luftuan për të shuar flakët.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


