Sipas Moskës kjo është oficerja ukrainase që vrau vajzës e aleatit të ngushtë të Putinit

Shërbimet speciale të Ukrainës akuzohen nga Rusia për vrasjen e Daria Dugina , vajzës së një aleati të ngushtë të presidentit rus Vladimir Putin , sipas Interfax.
Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB ) ka hetuar vrasjen e gazetares, siç raportohet nga Qendra e Marrëdhënieve me Publikun e agjencisë dhe ka arritur në konkluzionin:
“U konstatua se krimi ishte përgatitur dhe kryer nga shërbimet speciale të Ukrainës. Autorja është shtetase e Ukrainës dhe quhet Natalya Pavlovna Vovk, e lindur në vitin 1979 ”.
FSB deklaroi gjithashtu se Vovk, së bashku me vajzën e saj 12-vjeçare, mbërritën në Rusi më 23 korrik dhe morën me qira një apartament në ndërtesën ku jetonte Dugina për të mbledhur informacione për të.
Për të ndjekur viktimën, autorja e atentatit ka përdorur një Mini Cooper.
Ditën e vrasjes, Vovk dhe vajza e saj ishin në festivalin letrar dhe muzikor Tradita, ku Dugina ishte e pranishme si mysafire e nderuar me babain e saj dhe në mbrëmje.
''Pas kryerjes së shpërthimit të kontrolluar të Toyota Land Cruiser Prado, të cilën Dugina po e ngiste, Vovk dhe vajza e saj u larguan nga [Rusia] përmes rajonit të Pskov në Estoni," thuhet në deklaratën e FSB-së.
Materialet e hetimit i kanë kaluar Komisionit Hetimor.
Vovk sipas Moskës ka shërbyer në regjimentin Azov, të nacionalistëve ukrainas.
Mediat e lidhura me Kremlinin kanë publikuar kartën e supozuar të identitetit të saj.

Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
