SPIEGEL: Kosova drejt zgjedhjeve, Kurti nuk e rikandidoi Osmanin se beson se është shumë e pavarur
Në Kosovë do mbahen zgjedhje të reja për herë të tretë brenda pak më shumë se një viti, pasi parlamenti ka dështuar përsëri në zgjedhjen e një presidenti. Kjo duket se lidhet edhe me përzgjedhjen e kandidatit nga kryeministri Kurti.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpallur shpërndarjen e Parlamentit të vendit dhe ka njoftuar zgjedhjet e reja. Këtë e bëri të ditur Osmani të premten, pasi afati për deputetët për të zgjedhur një kryetar të ri të shtetit skadoi në mesnatë.
“Një parlament, që nuk mund të zgjedhë një president, nuk mund të zvarrisë procesin pafundësisht, siç po përpiqet”, shpjegoi Osmani vendimin e saj. Ajo bëri thirrje që partitë të caktojnë në të njëjtën ditë një datë për zgjedhjet e reja. Këto do të ishin zgjedhjet e treta parlamentare në pak më shumë se një vit. Mandati pesëvjeçar i Osmanit skadon më 4 prill.
Për zgjedhjen e pasardhësit, Kushtetuta kërkon praninë e dy të tretave të 120 deputetëve. Me vetëm 66 deputetë, kryesisht nga kampi qeverisës, kuorumi i 80 deputetëve nuk arrihet. Partisë qeverisëse Vetëvendosje të kryeministrit Albin Kurti dhe kandidatit të saj, ministrit të Jashtëm, Glauk Konjufca, nuk iu bashkua opozitan, e cila kërkonte një kandidat konsensual.
Kandidimi i Osmanit mund ta kishte parandaluar këtë
“Kjo situatë ishte krejt e shmangshme. Është shumë e keqe që këta deputetë nuk vunë interesat e popullit në plan të parë”, tha Osmani. Për të, një mandat i dytë do të ishte i mundshëm, për të cilin ajo gjithashtu kishte shprehur gatishmëri. Por Kurti nuk e propozoi për rizgjedhje.
Për opozitën, ajo mund të kishte qenë e pranueshme aq sa të mundësonte procesin e zgjedhjes me praninë e deputetëve të saj në Parlament. Motivet e Kurtit për mos-kandidimin e Osmanit nuk janë të qarta. Vëzhguesit dyshojnë se politikania vepron shumë në mënyrë të pavarur për shijen e Kurtit. Kritikët e akuzojnë kreun e qeverisë për një stil autoritar.
Formimi i qeverisë dështon që nga shkurti 2025
Sipas Kushtetutës, tani duhet të mbahen zgjedhje të parakohshme sepse Parlamenti nuk zgjodhi një pasardhës brenda afatit të parashikuar prej 30 ditësh para përfundimit të mandatit të presidentes në detyrë. Kosovarët ishin thirrur në zgjedhje dy herë vitin e kaluar.
Zgjedhjet më 9 shkurt 2025 i fitoi Vetëvendosje me një shumicë relative, por kreu i partisë, Kurti, nuk gjeti partnerë për një koalicion. Zgjedhjet e reja më 28 dhjetor sollën mjaft mandate për Vetëvendosjen, në mënyrë që Kurti të bëhej për herë të dytë radhazi kryeministër.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Kur kriza bëhet sistem: Dilemat e Republikës së Kosovës
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128