Vdekjet e mistershme të rusëve të thirrur për në front, çfarë u gjet pranë rekrutit të ri

4 Tetor 2022, 09:06 / KOSOVA ALFA PRESS

Vdekjet e mistershme të rusëve të thirrur për në front,

Tre burra të saporekrutuar kanë vdekur në një qendër stërvitore ushtarake ruse, ndërsa shkaqet e vërteta nuk dihen ende.

Ushtarët ishin të rekrutuar si pjesë e mobilizimit të pjesshëm të shpallur nga presidenti rus Vladimir Putin, kanë vdekur në një qendër trajnimi në rajonin e Sverdlovsk. Për këtë çështje foli deputeti Maksim Ivanov.

“Po, konfirmoj se tre vdiqën. Njëri nga rekrutët vdiq nga një atak në zemër, ndërsa tjetri u vetëvra. I treti u pushua nga puna dhe u dërgua në shtëpinë e tij, ku vdiq menjëherë nga një infeksion në mëlçi”, tha Ivanov.

Në fakt, në lokalin e qendrës stërvitore të repartit ushtarak është gjetur i vdekur personi që u vetëvra. Sipas informacioneve të gazetarëve, ai ka pasur plagë në qafë, ndërsa pranë tij është gjetur një brisk.

 

Po ndodh...

ide